Maguire zbulon të ardhmen

Sport August 15, 2018 - 17:08

Harry Maguire pritet të nënshkruajë kontratë të re me Leicester Cityn, duke u dhënë fund shpresave të Manchester Unitedit për ta blerë lojtarin gjatë janarit.

Kështu të paktën shkruan tabloidi britanik “The Daily Mail”, përcjellë "Zeri.info".

Përfaqësuesi anglez ishte vënë në radarin e Jose Mourinhos pas shkëlqimit në Botërorin e Rusisë dhe me Leicesterin, por në fund qendërmbrojtësi nuk lëvizi.

Dhe, “Foxes” tash po mendojnë ta blindojnë edhe më shumë me kontratën e re. /Zëri/