Eriksen në vend të Modricit

Sport August 15, 2018 - 17:07

Lëvizja e Luka Modricit drejt Interit mund të varet nëse Tottenhami është i gatshëm t’ia shesë Christian Eriksenin Real Madridit.

Kështu raporton gazetari italian Gianluca Di Marzio, përcjellë "Zeri.info".

Mesfushori kroat duket se ka kërkuar nga klubi spanjoll që ta lërë të largohet, por “Los Blancos” nuk duan të rrezikojnë pa e pasur në dispozicion pasardhësin e tij.

Problemi qëndron te paratë, pasi Tottenhami kërkon afro 200 milionë euro për mesfushorin danez. /Zëri/