Klubi i njohur evropian ia mësyn Balotellit

Sport August 15, 2018 - 17:06

Olympique Marseille e ka shprehur interesimin për sulmuesin Mario Balotelli, shkruan Zeri.info.

Mirëpo duket se gjiganti francez nuk ka arritur ende marrëveshje me italianin.

Pasi po fillojnë javët e fundit të afatit kalimtar të verës Marseille po mendon për opsione të tjera.

Dhe, sipas së përditshmes franceze “L’Equipe”, klubi francez e ka si alternativë sulmuesin tjetër italian Simone Zaza, i cili sezonin e fundit ka realizuar 13 gola në La Ligan spanjolle. /Zëri/