50 milionë për Rabiot

Sport August 15, 2018 - 15:50
LAJMI I FUNDIT

Barcelona është në kërkim të një mesfushori tjetër për ta kompletuar edhe këtë repart, shkruan Zeri.info.

Duke i pasur parasysh vështirësitë për të arritur deri tek ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba, gjiganti katalunas është duke kërkuar alternativa, kur kanë mbetur edhe pak më shumë se dy javë para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Dhe, e përditshmja spanjolle “Don Balon” ka zbuluar se kampioni spanjoll ia ka vënë syrin mesfushorit francez, Adrien Rabiot.

Sidoqoftë, për ta transferuar futbollistin, gjiganti spanjoll duhet të përballet me klubin e pasur francez, Paris Saint-Germain.

Gjithnjë sipas mediumit spanjoll, Barcelona duhet t’i paguajë 50 milionë euro për ta bërë të vetin Rabiotin.

23 vjeçari ka kontratë me PSG-në deri vitin tjetër dhe ky klub është i detyruar ta shesë atë nëse nuk nënshkruan kontratë të re. /Zëri/