ZYRTARE: Dallku-Prishtina, vendoset e ardhmja e futbollistit!

Sport August 15, 2018 - 14:51
LAJMI I FUNDIT

Kapiteni i skuadrës, mbrojtësi i lindur më 16.06.1983, Armend Dallku, megjithë kërkesat e mëdha joshëse për të ndërruar ambientin, ka vendosur t’i qëndrojë besnik skuadrës.

Dallku me 64 paraqitje në Kombëtaren e Shqipërisë dhe 119 ndeshje zyrtare me Prishtinën, 8 gola dhe 7 asistime vetëm në dy sezonet e fundit, do të vazhdoj të jetë shtylla e mbrojtjes bardhekaltër.

Image

“Jam shumë i lumtur që kemi arrit marrëveshje me klubin. Duhet theksuar që ana financiare nuk ka qenë elementi kryesor i marrëveshjes, por disa detaje tjera dhe ku shpresojë që kjo marrëveshje do të jetë në dobi profesionale, si për mua, po ashtu edhe për klubin. Besoj shumë se me njerëzit që janë pjesë e klubit, do të bëjnë punë të mirë këtë vit dhe do ta kemi më të lehtë pasi që veç jemi rikthyer në shtëpinë tonë dhe tash na mbetët përgjegjësia neve lojtarëve që adhuruesve, posaçërisht Plisave, t’ju dhurojmë kënaqësi në fitoret tona drejt titullit të kampionit”, ka thënë Armend Dallku.