Osmani: Humbja në lojën e parë i kushtoi Shkëndijës me eliminim

Sport August 15, 2018 - 14:48

Shkëndija mbyll garimin në eliminatoret e Champions League, mirëpo mbetet në Europë pasi do të luajë në play off të UEFA Europa League.

Kuqezinjtë treguan lojë shumë të mirë në takimin e kthimit me Red Bull Salzburgun e Austrisë, mirëpo pasi humbën disa mundësi të mira për të shënuar në fund pranuan gol për disfatë 0:1.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes trajneri Qatip Osmani ka lavdëruar lojën e skuadrës, ndërsa beson se vendimtarë në duelet me Red Bull Salzburgun ishte humbja 3:0 në takimin e parë në Austri.

“Mendoj se diferenca e lojës së parë e bëri të veten. Ne në momente luajtëm mirë dhe krijuam disa raste, megjithëse edhe Red Bull Salzburgu pati mundësitë e veta. Megjithatë duhet të jemi të kënaqur me lojën e treguar edhe përkundër eliminimit”, deklaroi ai. /Zëri/