Roma vazhdon me përforcime, blerja e re vjen nga Franca

Sport August 15, 2018 - 11:17
Lexoni më shumë detaje

Roma është pranë një tjetër përforcimi të ri.

Monchi mund të quhet pa frikë mbreti i merkatos të paktën në Serinë A këtë verë.

Drejtori sportiv i Romës nuk ndalet edhe pas nënshkrimit me N’zonzi nga Sevilla duke hedhur sytë tashmë për një sulmues.

Bëhet fjalë për të riun Maxwel Cornet i cili ka kontratë deri në vitin 2021 me ekipin e Lyon por që mund të lirohet për 20 milionë euro aq sa e parashikon edhe klauzola e tij, përcjell “SS”.

Monchi do të tenntojë të mbyll këtë operacion deri të premten për t’i dhënë Di Francescos një tjetër lojtar që arrin të mbulojë të gjitha pozicionet në repartin e avancuar.

Image