Vendim i papritur nga Messi

Sport August 14, 2018 - 21:48
LAJMI I FUNDIT!

Mediat e huaja raportojnë se Lionel Messi do të pensionohet përkohësisht nga kombëtarja e Argjentinës

Sipas TNT Sports, kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi do të pensionohet përkohësisht nga futbolli ndërkombëtare, deri në një njoftim të radhës.

Pasi dështoi për herë të katër ta fitonte titullin me Argjentinën këtë verë, ylli i Barcelonës e ka bërë veten të pa gatshëm për seleksionin e Argjentinës në miqësore.

Vendimi, i cili është bërë në pajtueshmëri me presidentin e AFA, Claudio Tapia dhe trajnerin Lionel Scaloni, do të mbetet në fuqi për tërë vitin 2018, në fakt derisa Messi të vendos ndryshe. /GazetaExpress/