Barça vendos për Dembelen

Sport August 14, 2018 - 18:25

Barcelona është e gatshme t’i dëgjojë ofertat për Ousmane Dembelen.

E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, e afërt me klubin spanjoll, shkruan se katalunasit mund të bisedojnë me Paris Saint-Germainin, i cili është i interesuar për futbollistin ofensivë të krahut.

Edhe pse Barça beson në potencialin e ish-futbollistit të Borussia Dortmundit, ata mund ta shesin atë për 105 milionë euro, sa e kishin blerë verën e kaluar nga klubi gjerman. /Zëri/