De Gea 'vulos' të ardhmen

Sport August 14, 2018 - 18:24

David de Gea nuk do të largohet nga Manchester Unitedi, shkruan Zeri.info.

Portieri spanjoll ka vendosur ta vazhdojë karrierën në “Old Trafford”.

Madje tabloidi britanik “The Guardian” shkruan se përfaqësuesi spanjoll shumë shpejt mund ta nënshkruajë kontratën e re.

Kontrata aktuale e portierit më të mirë në botë skadon në fund të këtij sezoni, por mediumi britanik shkruan se 27-vjeçari e ka opsionin për ta rinovuar kontratën për së paku një vit tjetër.

“Djajtë e Kuq” janë optimistë se do të mundë ta mbajnë De Gean për një periudhë afatgjate duke ia rritur atij rrogën momentale prej 180 mijë funtesh në javë.

Dyshimet për largimin e tij janë hequr mbi të gjitha pasi Real Madridi, i cili e donte qe disa vite, e transferoi së fundmi portierin Thibaut Courtois. /Zëri/