Alonso në radarin e gjigantit spanjoll

Sport August 14, 2018 - 18:23
LAJMI I FUNDIT

Real Madridi ka shprehur interesim për Marcos Alonsonin, shkruan Zeri.info.

Mbrojtësi i majtë po shkëlqen në fanellën e Chelseat në sezonet e fundit dhe mund të rikthehet në futbollin spanjoll.

Kështu shkruan të paktën e përditshmja spanjolle “Don Balon”, e cila e konsideron futbollistin si pasardhës ideal të brazilianit Marcelo, i cili mund t’i bashkohet Cristiano Ronaldos në Juventus.

Ndërkohë, krahas Alonsos Reali e do edhe yllin tjetër të Chelseat Eden Hazard. /Zëri/