'Plisat', selame Federatës

Sport August 14, 2018 - 16:14

Tifozët e Prishtinës, “Plisat” ndihen të prerë në besë nga Federata e Futbollit të Kosovës, shkruan Zeri.info.

Ata thonë se në bashkëpunim me FFK-në vendosën që të mos fusnin fishekzjarre në stadium për ndeshjen e Superkupës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.

Mirëpo, ata mbetën të habitur se si janë lejuar tifozët gjilanas të fusnin në stadium fishekzjarre, të cilat e prishën imazhin e tribunave, kur stadiumi ishte në sy të vëzhguesve të UEFA-s dhe një test për ta marrë licencën.

Tifozët prishtinas thonë se tash e tutje nuk do të bashkëpunojnë me askënd në këtë drejtim.

“Per tribuna flasim vet! I kuptojme tifozerite tjera qe ardhjen ne Prishtine e kane eveniment te vitit, mirepo faturen e deshtimit duhet ta mbaj Federata dhe Policia, ne krye me Bajram Shabani, dhe sigurimi, shefi i sigurimit te federates Patrik Mazrekaj, edhe kompania e sigurimit e kontraktume nga federata.

Dje nuk kemi ndez piroteknike, fishekzjarre e asgje tjeter, jo sepse nuk kemi mundur, por sepse kemi qene te vetdijshem per rendesine e organizimit e djeshem. Dje stadiumi i Prishtines ka qene ne test nga Uefa.

Ky deshtim i Policise dhe Federates nuk eshte i rastesishem prandaj u bejme me dije qe herave tjera le t'a harrojne bashkepunimin me neve.

Cdokush e din qe ne i kemi vene flaken edhe stadiumeve te Evropes e lere me stadiumit tone. Por dje kemi qene te vendosur qe mos te bejme asgje qe mund ta demtoje procesin e licensimit te stadiumit tone”, shkruajnë “Plisat”. /Zëri/