Kush duhet ta dënojë FFK-në?!

Sport August 14, 2018 - 10:33

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) shpeshherë tregohet e ashpër në shqiptim të dënimeve kur klubet bëjnë lëshime në organizim të ndeshjeve kampionale.

Por, kush duhet ta dënojë FFK-në kur ajo bënë lëshime në ndeshjet që i organizon vet ajo?! Për shembull, siç bëri lëshim në ndeshjen e mbrëmshme të Superkupës, Drita - Prishtina (2:1), kur i ka lënë tifozët gjilanas të hyjnë me mjete piroteknike në stadium duke e ditur se ato janë të ndaluara rreptësishtë nga UEFA, shkruan sot, gazeta "Zëri". 

Vet FFK-ja para ndeshjes i kishte paralajmëruar tifozët se nuk do të lejojnë mjete piroteknike të futen në stadium, madje duke i “kërcënuar” edhe me identifikim përmes kamerave të sigurisë dhe përmes Ligjit për parandalimin e dhunës dhe dukurive  negative në sport! Kjo nuk është hera e parë që FFK-ja bën lëshime në organizimin e ndeshjeve që i merr mbi supet e saj, e në anën tjetër, jep "këshilla" për klubet se di duhet organizuar një lojë, e madje shpesh i dënon ashpër. Natyrisht, disa të tjera lehtë. Andaj, shpeshherë shtëpia e futbollit shihet si "nënë" për disa klube, e si "njerkë" për disa të tjera. /Zëri/