Shënoi tri ditë para martesës, kjo është deklarata speciale e futbollistit të Dritës

Sport August 13, 2018 - 22:39

Betim Haxhimusa ka qenë hero i Dritës pasi e shënoi golin e fitores ndaj Prishtinës, duke ia sjellë ekipit gjilanas trofeun e parë të Superkupës së Kosovës, shkruan Zeri.info.

Dhe, futbollisti ofanziv gjilanast e ka komentuar golin, i cili i erdhi si dhuratë para martesës.

“Ishte goli i fundit si beqar për mua dhe kjo më motivoi më shumë. Jam mjaft i lumtur për golin, që e ndihmova Dritën ta fitoj Superkupën. Është një motiv më i madh që të enjten të festoj më shumë. Në dasmë do ta marr Kupën, do të hyj dhëndër me kupë”, ka thënë Haxhimusa duke qeshur në konferencë për shtyp. /Zëri/