Kjo është deklarata e trajnerit të Dritës pas ndeshjes së Superkupës

Sport August 13, 2018 - 22:32

Bekim Isufi e ka komentuar ndeshjen e sontme të Superkupës së Kosovës, të cilën Drita e fitoi me rezultat 2:1 ndaj Prishtinës.

Trajneri gjilanas ndihet i lumtur që ia solli qytetit të Gjilanit trofeun e parë të Superkupës.

“Ta them të drejtën, kemi besuar që do të jemi konkurrent i fortë. Ndoshta pak euforia e pjesës së parë, ose neglizhenca. Na ka pjek edhe edhe pjesa e parë. Në këtë ndeshje e arritëm. Kërkesa ka qenë ta vazhdojmë atë që e kemi ushtruar. Mendoj se me plot meritë kemi fituar, duke mos e mohuar një lojë jashtëzakonisht të mirë të Prishtinës, shumë më e mirë se vitin e kaluar”, ka thënë fillimisht Isufi për Supersport.

“Në mesfushë kemi çaluar. Dy lojtarë që është dashur t’i mbulojnë korridoret. Vonë jemi kyçur. Pas realizimit të golit të parë, kemi bërë zëvendësime dhe ka qenë një kundërsulm klasik. Është vërejtur një dëshirë më e madhe e Prishtinës pas rikthimit në stadium pas shumë vitesh. Kemi ditur ta menaxhojmë lojën”, ka përfunduar Isufi.