Drita – Prishtina, kjo skuadër kalon në epërsi

Sport August 13, 2018 - 21:42
LAJMI I FUNDIT

Është shënuar edhe goli i tretë në ndeshjen ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, e vlefshme për Superkupën e Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Betim Haxhimusa e ka kaluar në epërsi ekipin gjilanas në minutën e 81-të pasi e mori një top nga e djathta nga Xhevdet Shabani për rezultatin 2:1.

Prishtina kishte kaluar në epërsi me Gauthier Mankendan në pjesën e parë, kurse Drita u rikthye furishëm në pjesën e dytë duke barazuar fillimisht me Fidan Gërbeshin nga penalltia, kurse më pas shënoi Haxhimusa. /Zëri/