Drita – Prishtina, vjen edhe goli i dytë

Sport August 13, 2018 - 21:26
LAJMI I FUNDIT

Është shënuar edhe goli i dytë në ndeshjen e Superkupës së Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Drita e ka barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 64-t pasi Fidan Gërbeshi shënoi nga penalltia, të cilën e shkaktoi mbrojtësi i djathtë, Armend Thaqi, që e rrëzoi Haxhi Nezirajn.

Image

Prishtinasit kishin shënuar paraprakisht me Gauthier Mankendan në pjesën e parë, ndërsa e kishte qëlluar tri herë edhe shtyllën me Mankendan, Jasharovskin dhe Hoxhën. /Zëri/