Drita – Prishtina, mbyllet kështu pjesa e parë

Sport August 13, 2018 - 20:48

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes së Superkupës së Kosovës në futboll ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, shkruan Zeri.info.

Prishtinasit po udhëheqin me rezultat 1:0 me golin e bukur të shënuar nga Gauthier Mankenda në minutën e 33-të.

Ndërkohë, kryeqytetasit e kanë qëlluar edhe tri herë shtyllën me Jasharovskin, Mankendan dhe Hoxhën, në ndeshjen që po zhvulloht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ekipi i Mirel Josës e ka dominuar pjesën e parë dhe gjilanasit patën fat që nuk pësuan më shumë gola. /Zëri/