Prishtina – Drita 3:0...me shtylla

Sport August 13, 2018 - 20:34
LAJMI I FUNDIT

Është qëlluar shtylla për herë të tretë në ndeshjen ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, e vlefshme për Superkupën e Kosovës, shkruan Zeri.info.

Arbër Hoxha e ka qëlluar shtyllën në minutën e 30-të, ndërsa paraprakisht një gjë të tillë e kishin bërë edhe shokët e tij të skuadrës, Jasharovski dhe Mankenda.

Fat për gjilanasit, të cilët në 30 minutat e parë nuk janë në nivel të duhur.

Prishtinasit po dominojnë në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Zëri/