Edhe një shtyllë në ndeshjen Drita – Prishtina

Sport August 13, 2018 - 20:27

Është qëlluar shtylla e dytë në ndeshjen e Superkupës së Kosovës në futboll ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, shkruan Zeri.info.

Prishtinasit e kanë qëlluar përsëri shtyllën përmes Mankendas, ndërsa paraprakisht edhe Jasharovski e kishte goditur shtyllën.

Portieri Bakaj është mjaft me fat dhe gjilanasit shpëtuan dy herë pa pësuar gol.

Kryeqytetasit po luajnë më mirë në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Zëri/