Barça ia hap dyert Pogbas

Sport August 13, 2018 - 18:56

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka refuzuar të flasë me çështjen që lidhet me yllin e Manchester Unitedit, Paul Pogba, edhe pse ndërkohë i ka lënë dyert e hapura rreth transferimit eventual të futbollistit francez në Camp Nou në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

“Unë nuk dua të flas për ndonjë emër. Ne kemi respekt për të gjitha klubet dhe ndërkohë kanë mbetur edhe 20 ditë kohë”, ka thënë Bartomeu pas fitores 2:1 ndaj Sevillës në Superkupën e Spanjës. /Zëri/