Mitrovica - Atasehir, kështu u mbyll ndeshja e Championsit!

Sport August 13, 2018 - 18:49
LAJMI I FUNDIT

Mitrovica e ka mbyllur eksperiencën evropiane me tri humbje, shkruan Zeri.info.

Vashat mitrovicase janë mposhtur sot nga ekipi turk, Atasehir me rezultat të thellë, 1:6, në ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Goli i Suada Jasharit ishte i pamjaftueshëm për ekipin kosovar pasi turket shënuan me Mariem Houij (2), Esther Sunday, Sevgi Çinar, Yagmur Unaz e Henriette Akaba.

Mitrovica ishte mposhtur 6:1 nga ekipi MTK Hungaria dhe 4:0 nga Slavia Praha, në kuadër të Grupit 4. /Zëri/