Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ përgjatë viteve…

Sport August 13, 2018 - 17:46
Pamje të rralla

Pas dy viteve punime me ritëm shumë të ngadaltë, tifozët e futbollit në Kosovë më në fund do të kenë mundësinë të shohin një ndeshje futbolli në stadium modern.

Sonte (e hënë), hapet për herë të parë stadiumi i rinovuar i Prishtinës, që tani mban emrin e legjendës së futbollit të Kosovës, ‘Fadil Vokrri’.

Ky impiant modern, pret kampionen e Kosovës dhe fituesen e Kupës, skuadrën e Dritës dhe të Prishtinës, që nga ora 20:00 zhvillojnë ndeshjen finale të Superkupës së Kosovës.

Derisa tifozët e futbollit presin me padurim të shohin se si duket shtëpia e re e Përfaqësueses së Kosovës, ‘Kosovan Football’ ka sjellë disa fotografi interesante të këtij stadiumi ndër vite, duke filluar nga 1951, të cilat mund t’i shikoni në pjesën e mëposhtme./Lajmi.net/

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ në vitin 1951 

Image

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ në vitin 1966

Image

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ në vitin 2015

Image

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ në vitin 2018

Image