Sport

Super Barcelona

Super Barcelona
12 gusht 2018 • 23 : 57

Lexo detajet

Barcelona është treguar më super se Sevilla, të cilën e ka mposhtur me rezultat 2:1, në ndeshjen e zhvilluar sonte në Marok, shkruan Zeru.info. Ekipi andaluzian ka kaluar i pari në epërsi në minutën e nëntë përmes Pablo Sarabias, i cili i befasoi katalunasit.

Mirëpo, Lionel Messi me shokë nuk u dorëzuan assesi dhe e përmbysën rezultatin, për ta ngritur në fund trofeun e më të mirit. Gerard Pique i ka barazuar shifrat në minutën e 42-të, kurse Ousmane Dembele e shënoi golin më të bukur prej se është transferuar tek katalunasit në minutën e 78-të për t’ia dhuruar trofeun ekipit të tij.

Portieri i Barçës, Ter Stegen ka qenë hero në fund duke e pritur penalltinë. Barcelona është kampione e Spanjës, kurse Sevilla fituese e Kupës. Nga ky vit, Superkupa e Spanjës luhet me vetëm një ndeshje. /Zëri

© zëri.info