Neymar e nis me fitore me PSG’në e tij

Sport August 12, 2018 - 23:13
Lexo detajet

Paris Saint- Germain ka arritur fitore sonte në ndeshjen e parë të Ligue 1, ku pas gjashtë muaj mungese në formacionin startues është kthyer Neymar, madje ka shënuar edhe gol. PSG ka mundur Cean me rezultat 3-0

Kampioni i Francës, Paris Saint-Germain e ka nisur me fitore edicionin e ri në Ligue 1 të Francës duke e mundur me rezultat 3-0, skuadrën Caen.

Dy gola u shënuan në pjesën e parë!

Fillimisht ishte Neymar që shënoi në minutën e 11’të të ndeshjes pas disa aksionëve që organizuan skuadra parisiene.

PSG vazhdoi presionin në pjesën e parë dhe kjo ju shpagua pasi që një depërtim që bëri Di Maria në minutën e 34, e shndërroi në gol mesfushori Rabiot

Në pjesën e dytë PSG tentoi disa herë me disa sulme por nuk arriti që ta shënoi edhe golin e tretë.

Ndërkohë, Caen bëri po ashtu disa sulme por sonte ishte në element portier Buffon që debutoi me skuadrën e tij të re.

Presioni ju shpërblye PSG pasi që ata shënuan një gol në minutën e 89 me Timothy Whea.

Pas janë luajtur të gjitha ndeshjes e javës së parë në Ligue 1, në tabelë prin Marseille, kurse PSG me këtë fitore gjendet në pozitën e 2.