Bakayoko nuk ka dyshim për të ardhmen e tij

Sport August 12, 2018 - 17:38

Tiemoue Bakayoko do të largohet gjithsesi nga Chelsea.

Dhe, portali “Goal.com”, përcjellë "Zeri.info", mëson se Milani është i gatshëm ta marrë në huazim lojtarin me një opsion për blerjen e tij përfundimtare pas një viti për 35 milionë euro.

23-vjeçari kishte lëvizur drejt “Stamford Bridge” në verën e vitit 2017 për afro 45 milionë euro nga Monaco, por nuk ka lënë gjurmë dhe tash nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri të “Blues”, Maurizio Sarri. /Zëri/