Ronaldo dhe Kepa e ndryshojnë formacionin më të shtrenjtë në histori të futbollit

Sport August 11, 2018 - 19:49
Lexoni më shumë detaje

Transferimi i Kepa Arrizabalaga te Chelsea nga Athletico Bilbao për 80 milionë euro, ka bërë që të ketë ndryshime në formacionin më të shtrenjtë në histori të futbollit.

23 vjeçari spanjoll është bërë portieri më i shtrenjtë në histori, duke e kaluar Alisson Becker, pak ditë pasi ky i fundit vendosi rekord me kalimin nga Roma te Liverpool për 67 milionë euro.

Formacioni i shtrenjtë në futbollit ka pësuar ndryshime edhe në fazën e sulmit.

Është tani Cristiano Ronaldo që zë qendrën e sulmit, me kalimin nga Real Madrid te Juventus për 112 milionë euro.

Ronaldo në sulm ndihmohet nga Neymar dhe Kylian Mbappe./Lajmi.net/

Image