Chelsea deklason Huddersfieldin për fitoren e parë në Premierligë

Sport August 11, 2018 - 18:10
Lexoni më shumë detaje

Chelsea e ka nisur me fitore sezonin 2018/2019 në Premierligë.

‘Blutë’ e Londrës kanë qenë në nivel të detyrës duke e mposhtur me lehtësi 0-3 Huddersfieldin në udhëtim, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e parë.

N’Golo Kante në minutën e 34’, me një gol të bukur kaloi Chelsean në epërsi.

Në fund të pjesës së parë, skuadra e Sarrit fitoi një penallti, të cilën në gol e shndërroi Jorginho.

Chelsea nuk u ndal me kaq, dhe në minutën e 80’, shënoi për 0-3 përmes Pedros.

Xhiron e dytë Chelsean e pret një ndeshje e vështirë në ‘Stamford Bridge’, ku do të takohet me Arsenalin./Lajmi.net/