Mariano: E vështirë t’i thuhet 'jo' Realit

Sport August 11, 2018 - 14:36
Lajmet e fundit nga sporti

Mariano Diaz ka mohuar se ai ka refuzuar që të kthehet te Real Madridi.

Futbollisti i Lyonit bëri të qartë se ai nuk ka refuzuar Real Madridin.

Mediat spekuluan se ai mund të kishte bërë këtë sepse refuzonte një rol rezervisti të Benzemas.

“Nuk mund t’i thuani “jo” Real Madridit”, ka shkruar në një postim futbollisti.

Diaz nënshkroi me Lyonin verën e kaluar në një marrëveshje prej 8 milionë eurosh.

Ai shënoi 20 gola për klubin dhe nuk ka pasur opsion të blerjes së tij në kontratë.