Shqipëria i rrëmben Maqedonisë Besir Demirin

Sport August 11, 2018 - 11:00
Lajmet e fundit nga sporti

Neglizhenca e stafit teknik të përfaqësueses së Maqedonisë e çon Besir Demirin te Shqipëria. Edhe pse ishte pjesë e Maqedonisë U21 në EURO 2017 dhe ndërkohë debutoi me të rriturit në miqësoren me Azerbajxhanin në Austri, Besir Demiri në vazhdim sikur injorohej nga ekipi përfaqësues përkundër paraqitjeve të mira te Vardari dhe pastaj edhe Mariupoli në Ukrainë, shkruan "Zëri.Info".

Kjo bëri që ai të ndryshojë mendje për më shumë kur shërbimet e tij i kërkonte Shqipëria.

Seleksionuesi i kuqezinjëve Kristiano Panuçi pasi ka pëlqyer lojtarin pas një periudhe monitorimi ka dhënë dritë jeshile për të nisur procedurat e kompletimit të dokumentacionit për të fituar të drejtë loje me kombëtaren shqiptare. FSHF ka reaguar me shpejtësi duke e pajisur me pasaportë shqiptare Besir Demirin, i cili tashmë nuk ka asnjë pengesë për tu paraqitur me kuqezinjtë. Pritet ftesa dhe debutimi./Zeri/