ZYRTARE: Kjo është e ardhmja e Modricit!

Sport August 10, 2018 - 19:52
Lajmet e fundit nga sporti

Luka Modric u ka dhëmë fund spekulimeve për një largim të mundshëm nga Real Madridi, shkruan Zeri.info.

Së fundmi spekulohej se ylli kroat mund t’i bashkohet Interit gjatë këtij muaji, por duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Në fakt, futbollisti më i mirë i Botërorit të Rusisë është takuar sot me drejtuesit e klubit mbretëror spanjoll dhe me ta e ka gjetur gjuhën e përbashkët që vazhdojë të jetë pjesë e kampionit evropian, së paku edhe një vit.

Në bazë të marrëveshjes së re, 32 vjeçarit do t’i rritet rroga, të cilën momentalisht e merr 8 milionë euro dhe ka kontratë me “Los Blancos” deri në vitin 2020.

Pa dyshim, lajmi për vazhdimin e bashkëpunimit me regjisorin e mesfushës i ka gëzuar tej mase tifozët madrilenë, të cilët frikësoheshin se mund ta humbnin ish-futbollistin e Tottenhamit njëjtë si Cristiano Ronaldon, i cili javë më parë iu bashkua Juventusit. /Zëri/