Gjiganti evropian ia mësyn Dembeles

Sport August 10, 2018 - 15:44
LAJMI I FUNDIT

Paris Saint-Germaini është duke menduar ta transferojë mesfushorin ofanziv të Barcelonës, Ousmane Dembele.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle, “Sport”, e afërt me gjigantin katalunas, përcjellë "Zeri.info".

21 vjeçari nuk e ka gjetur veten sa duhet në “Camp Nou”, ku fillimisht kishte pësuar lëndim, i cili e kishte lënë jashtë fushës së blertë për disa muaj, ndërsa më pas kishte hasur në konkurrencë të fortë për një vend në ekipin e parë.

Javë më parë, ish-futbollistin e Borussia Dortmundit e pëlqente Arsenali, por ai e kishte hedhur poshtë transferimin në “Emirates Stadium”, duke bërë me dije se dëshiron të mbetet tek kampioni aktual spanjoll.

Sidoqoftë, PSG tash shpreson që ta bëjë të vetin kampionin botëror, për ta formuar një treshe të frikshme në sulm me Mbappen e Neymarin. /Zëri/