Reali pas Thiagos

Sport August 10, 2018 - 15:40

Real Madridi është i interesuar për ta transferuar mesfushorin e Bayern Munichut, Thiago Alcantara.

Lajmin e ka bërë të ditur “Sky Germany”, përcjellë "Zeri.info".

27 vjeçari është lojtari i vetëm të cilin e ka kërkuar trajneri i ri i “Los Blancos, Julen Lopetegui, me të cilin kishte punuar në ekipin U-21 të Spanjës dhe më pas në ekipin e parë.

Thiago e kishte nisur karrierën në Barcelonë dhe kishte luajtur për gjigantin katalunas në mes periudhës 2009 e 2013.

Ai e ka fituar titullin e kampionit në La Liga dy herë dhe një herë Ligën e Kampionëve në vitin 2011 para se t’i bashkohej trajnerit Pep Guardiola në Bayern në vitin 2013 për afro 25 milionë euro.

Ai ka kontratë me gjigantin bavarez deri në vitin 2021, por mund të largohet nga “Allianz Arena” qysh këtë verë. /Zëri/