Distria e kalon pengesën e parë në Grand Prix

Sport August 10, 2018 - 12:10

Distria Krasniqi e kaloi me sukses pengesën e parë në Grand Prix të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Krasniqi mposhti Noa Minsker të Izraelit, në kategorinë -48 kg, raundi i dytë.

Në të njëjtën kategori, Fjolla Kelmendi u mposht nga sllovenja, Marusa Stangar.

Grand Prixi vlen për pikë kualifikuese për Tokyo 2020. /Zëri/