Superkupa: Drita – Prishtina, këto janë çmimet e biletave!

Sport August 09, 2018 - 16:52
LAJMI I FUNDIT

Të hënën, në stadiumin “Fadil Vokrri,” në Prishtinë, në orën 20:00 do të zhvillohet ndeshja e Superkupës, ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e cila do të luhet në stadiumin tërësisht të rinovuar, prandaj edhe interesimi i dashamirëve të futbollit pritet të jetë i madh.

Ndërkohë, FFK i ka zbuluar çmimet e biletave për këtë ndeshje, të cilat do të dalin në shitje nesër, derisa çmimet janë si vijon:

Veri – Jug – 2 euro

Lindje – 3 euro

Perëndim – 5 euro

Perëndim A1 – 10 euro

VIP – 50 euro

Pikat e shitjes së biletave janë degët e Institucionit Financiar Vllesa-CO si në vijim:

Prishtinë

1. Rruga Fehmi Agani nr. 71, Te Qafa

Tel: +383 45 40 36 08

2. Rruga Agim Ramadani nr. 369, afër Kampusit Universitar

Tel: +383 45 40 36 08

3. Rruga Kosta Novakovic nr. 57, afër Hotel Prishtina

Tel: +383 45 40 36 08

Gjilan

1. Rruga Marie Shllaku, Afër Agmia Center

Tel: +383 45 40 36 08

2. Afër Administratës Tatimore, tek Soliteri

Tel: +383 45 40 36 08

3. Stacioni i Autobusëve, tek taksit e Preshevës

Tel: +383 45 40 36 08