Salzburg – Shkëndija, shënohet edhe goli i tretë

Sport August 08, 2018 - 20:43
LAJMI I FUNDIT

Është shënuar edhe goli i tretë në ndeshjen ndërmjet Red Bull Salzburgut dhe Shkëndijës, e vlefshme për rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan Zeri.info.

Austriakët e kanë realizuar golin e tretë përmes diadie Samassekou, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 81-të.

Munas Dabbur i kishte kaluar vendësit në epërsi gjithashtu nga 11 metërshi në minutën e 16-të, kurse i njëjti futbollist shënonte edhe në minutat shtesë të pjesës së parë nga gjuajtja e lirë. /Zëri/