Ejupi e Destani thellojnë bashkëpunimin e Prishtinës dhe Shkëndijës

Sport August 08, 2018 - 17:41

Një ditë e tërë e kaluar së bashku. Mirëpo, për Lazim Destanin dhe Remzi Ejupin dita e sotme mund të konsiderohet mjaft e shkurtër për faktin se ata kanë diskutuar tema të rëndësishme, sidomos për futbollin, shkruan Zeri.info.

Pronari i Shkëndijës dhe presidenti i FC Prishtinës kanë diskutuar për thellime të bashkëpunimeve, pasi siç dihet ata janë bashkëpunëtorë të moçëm.

Gjatë rrugës për në Austri, por edhe gjatë qëndrimit në shtetin austriak gjatë ditës, ku po qëndrojnë edhe në këto momente, ata e kanë shfrytëzuar rastin të flasin për të ardhmen e të dyja klubeve dhe për idetë e reja në të mirë të dy klubeve të mëdha shqiptare.

Me theks të veçantë, Destani dhe Ejupi janë pajtuar që ta thellojnë bashkëpunimin në futboll.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim shumë të ngushtë që do të ndodhë në të ardhmen, por rezultatet mbeten për t’u parë në të ardhmen, e që ato sigurisht se nuk do të mungojnë.

Destani ka qenë i shoqëruar sot nga miku i tij i moçëm, Ejupi dhe zyrtarët tjerë të klubit në Austri, ku kanë shkuar me aeroplan privat.

Para dy javësh, Destani ka qëndruar në Prishtinë dhe më pas edhe në Mitrovicë, për ta mbështetur FC Prishtinën në garat evropiane.

Njëjtë ka vepruar në të kaluarën edhe Ejupi, i cili i ndjek rregullisht ndeshjet e Shkëndijës në Shkup, por edhe nëpër Evropë.

Dyshja ka një miqësi shembullore. /Zëri/