Kështu luajnë futboll në ara Kadri Veseli, Ramiz Lladrovci e Kujtim Gashi!

Sport August 08, 2018 - 17:22

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe Kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci e vizituan sot lokacionin ku do të ndërtohet Stadiumi Kombëtar i Kosovës.

Bashkërisht, në arat ku do të ndërtohet ky stadium gjigant, respektivisht në Drenas, ata luajtën futboll, siç mund të shihet edhe në fotografi.

Gjithashtu, ata e rrokullisën topin edhe në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Zëri/

Image