Takohen Modric - Real, ky është lajmi i fundit!

Sport August 08, 2018 - 14:39

Luka Modric nuk do të lëvizë nga Real Madridi, shkruan Zeri.info.

Mediat e huaja shkruajnë se mesfushori kroat po zhvillon takime me drejtuesit e “Los Blancos” për ta qartësuar të ardhmen e tij.

Sipas “sportmediaset.it”, kampioni evropian është i gatshëm ta barazojë çfarëdo oferte që do ta bëjë Interi për lojtarin, në mënyrë që të mos e lë atë të largohet.

Sipas “Premium Sport”, përfaqësuesi kroat nuk është takuar ende me trajnerin e ri të Realit, por që ka nisur të bisedojë me drejtorin gjeneral, Sanchez.

Ndërkaq, takimi i shumëpritur me presidentin Florentino Perez pritet të zhvillohet të enjten.

E përditshmja spanjolle “Marca” nuk ka dyshime: Modric do të mbetet në Real dhe atij do t’i rritet rroga, të cilën aktualisht 32 vjeçari e ka 8 milionë euro. /Zëri/