FC Prishtina: Korenica mungon në Superkupë për rregulla të çuditshme!

Sport August 08, 2018 - 14:14

Suspendimi më i çuditshëm i FC Prishtinës për ndeshjen e Superkupës ndaj Dritës, sipas Bardhekaltërve është i Meriton Korenicës.

“Publiku i shumtë që pritet të jetë prezent, nuk do të mund ta shijojë paraqitjen e tij. Korenica me Lirinë ka 4 kartonë të verdhë dhe sipas rregullave ndeshja e Superkupës e ka tretmanin e ndeshjes së fundit kampionale të edicionit paraprak të garave. Dhe në këtë mënyrë trajtohen futbollistët e ndëshkuar me karton të verdhë apo të kuq”, shkruan klubi Bardhekaltër.

Përndryshe, Prishtina është rekorder me 9 Superkupa nga mëvetësimi i futbollit tonë më 1991 dhe është në kërkim të trofeut të 10-të jubilar.

Trofetë e fituar të Superkupës: 1994/95, 1995/96, 2000/01, 2003/04, 2005/06, 2007/08, 2008/09, 2012/13 (kurora e dyfishtë) dhe 2015/16. /Zëri/