Destani e Ejupi, në Salzburg te Shkëndija (FOTO)

Sport August 08, 2018 - 12:59

Shkëndija do ta zhvillojë sonte ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve ndaj Red Bull Salzburgut, shkruan Zeri.info.

Image

Dhe, për ta mbështetur ekipin, sot drejt Austrisë me një aeroplan privat e kanë marrë rrugën pronari i Shkëndijës, Lazim Destani, i shoqëruar nga presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi.

Image

Siç dihet, Destani dhe Ejupi kanë raporte të shkëlqyeshme dhe i mbështesin në stadium ekipet e njëri-tjetrit në garat evropiane.

Image

Javë më parë, Destani kishte ardhur në Mitrovicë për ta shikuar ndeshjen ndërmjet FC Prishtinës dhe CS Fola Esch, e vlefshme për rrethin e dytë kualifikues të Europa Leagues.

Image

Ndeshja e sontme ndërmjet Salzburgut dhe Shkëndijës do të fillojë në orën 19:00. /Zëri/

Image