Humbje e thellë e Mitrovicës në Champions!

Sport August 07, 2018 - 19:58
E FUNDIT

Klubi i futbollit Mitrovica e ka nisur me humbje të thellë eksperiencën evropiane. Vashat mitrovicase janë mposhtur me rezultat 1:6 nga ekipi hungarez, MRK Hungaria, shkruan “Zeri.info”.

Ndeshjet po zhvillohen në Hungari nga 7 deri më 13 gusht. Mitrovicaset më 10 gusht do ta zhvillojnë ndeshjen e dytë dhe do të luajnë me ekipin çek Slavia Praha, kurse ndeshjen e tretë dhe të fundit do ta luajnë më 13 gusht kundër Atasehir Belediyerspor të Turqisë. /ZERI