Kalinic transferohet tek klubi i njohur!

Sport August 07, 2018 - 16:23
LAJMI I FUNDIT

Nikola Kalinic është futbollisti i ri i Atletico Madridit, shkruan Zeri.info.

Klubi spanjoll ka arritur marrëveshje me Milanin për ta transferuar sulmuesin kroat.

Ish-sulmuesi i Fiorentinës i ka kryer me sukses të martën vizitat mjekësore, ndërsa më pas është zyrtarizuar shitja e tij.

Kalinic ka dështuar ta tregonte veten në “San Siro” duke realizuar vetëm 6 gola në 31 ndeshje, ndërsa në Botërorin e Rusisë u përjashtua nga Kroacia për shkak të problemeve me trajnerin Dalic.

Për Milanin bëhet fjalë për shitjen e dytë pas Gustavo Gomezit, i cili i është bashkuar ekipit Palmeiras.

Kalinic ka premtuar se do ta japë më të mirën te “Los Colchoneros”, ku do ta zëvendësojë legjendën e larguar Fernando Torres.

Trajneri Diego Simeone pret shumë nga Kalinic. /Zëri/