Ky është klubi i preferuar i Boatengut!

Sport August 07, 2018 - 16:19

Jerome Boateng dëshiron të largohet nga Bayern Munichu gjatë kësaj vere, edhe pse klubi gjerman ka njoftuar se pas Arturo Vidalit nuk do të ketë më shitje të lojtarëve.

Sidoqoftë, tabloidi gjerman “Bild” shkruan se qendërmbrojtësi gjerman me prejardhje afrikane i ka bërë valixhet gati dhe se dëshiron të largohet.

Gjithnjë sipas këtij tabloidi, interesim për përfaqësuesin gjerman kanë shprehur Paris Saint-Germaini dhe Manchester Unitedi.

Të dyja klubet janë në garë për ish-futbollistin e Manchester Cityt, të cilin megjithatë gjiganti britanik do ta shiste vetëm për një ofertë të majme.

Ndërkohë Boateng e kërkon një rrogë prej më shumë se 15 milionë eurosh në vit, derisa thuhet se ai e preferon PSG-në më shumë se Unitedin. /Zëri/