Ja çka thotë Vidal për Barcelonën dhe Messin!

Sport August 06, 2018 - 15:36

Arturo Vidal mezi pret të luajë përkrah yllit Lionel Messi pasi iu bashkua Barcelonës nga Bayern Munichu, shkruan Zeri.info.

Mesfushori kilian është prezantuar të hënën tek gjiganti katalunas, ndërsa thuhet se për të klubi spanjoll i pagoi 20 milionë euro.

31 vjeçari ishte pranë transferimit në Inter, por oferta e Barcelonës ishte e parefuzueshme për të.

“Të jem i sinqertë, jam mjaft i lumtur. Mezi pres t’i filloj stërvitjet me bashkëlojtarët e rinj, për ta veshur një fanellë aq të famshme dhe të bëj gjëra të rëndësishme këtu”, ka thënë ish-futbollisti i Bayer Leverkusenit dhe Juventusit, i cili do ta zëvendësojë Paulinhon, i cili u rikthye në Guangzhou Evergrande.

“Është një ëndërr. Shpresoj t’i arrij objektivat e mi. Jam këtu për t’i fituar të gjithë trofetë e mundshëm dhe do të jap gjithçka në fushë për t’i arritur këto”, vazhdoi Vidal.

“Gjatë këtyre tri vjetëve shpresoj të fitoj shumë trofe. Mezi pres të luaj me Messin, Suarezin, Busquetsin e të tjerët”, përfundoi kiliani, i cili synon të ketë sa më shumë minuta në dispozicion. /Zëri/