Vendim i papritur për Courtois!

Sport August 06, 2018 - 15:26

Thibaut Courtois po mendon të largohet nga Chelsea, shkruan Zeri.info.

Për këtë është i vetëdijshëm edhe trajneri i ri i “Blues”, Maurizio Sarri.

Madje trajneri italian ka thënë se do të ishte i gatshëm ta lirojë portierin belg nëse një gjë të tillë e kërkon ish-portieri i Atletico Madridit.

“Nëse Thibaut vjen dhe më thotë se dëshiron të shitet do të ishte i lirë të shkojë”, ka thënë ish-trajneri i Napolit pas ndeshjes që ekipi i tij e humbi nga Manchester City i Pep Guardiolas 2:0 në Community Shield.

Courtois pëlqehet nga Real Madridi dhe mund të transferohet te gjiganti spanjoll gjatë kësaj vere.

Ndërkohë, nëse kjo ndodh atëherë Chelsea do të mundohej ta transferojë portierin e ri të Milanit Pepe Reina, me të cilin Sarri ka punuar bashkë te Napoli. /Zëri/