Asamblisti i vetëm i Prishtinës që votoi kundër ''Fadil Vokrrit''

Sport August 06, 2018 - 14:27
Ja cili asamblist votoi kundër

Sot në kuvendin komunal të Prishtinës është miratuar vendimi për emërimin e stadiumit të kryeqytetit.

Impianti ku Kosova do të luaj ndeshjet ndërkombëtare edhe zyrtarisht ka marrë emrin “Fadil Vokrri”.

Me 39 vota pro dhe një kundër është miratuar vendimi në fjalë, shkruan indeksonline.

I vetmi që ka qenë kundër këtij vendimi ka qenë asambleisti nga ana e “Alternativa” Rifat Deri.

Rifat Deri deri në vitin 2015 ka qenë asambleist në radhët e VV-së.