Shkëndija mund të luajë ndaj serbëve në ‘Play-Off’ të Championsit

Sport August 06, 2018 - 13:29

Shkëndija e eliminoi ekipin Sheriff në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan Zeri.info.

Dhe, Kuqezinjtë në rrethin e tretë do të luajnë me skuadrën e fuqishme austriake, Red Bull Salzburg.

Ndërkohë, nëse eventualisht e kalojnë gjysmëfinalistin e sezonit të kaluar në Europa League, tetovarët mund të përballen me ekipin serb, Crvena Zvezda, nëse ky i fundit e eliminon në rrethin e ardhshëm skuadrën Spartak Trnava.

Pra, kështu kanë vendosur goglat e hedhura ditën e sotme në selinë e UEFA-s.

Një përballje ndërmjet Shkëndijës dhe Crvena Zvezdës do të ishte speciale dhe e “nxehtë”, për faktin se do të luanin një ekip shqiptar me një tjetër serb. /Zëri/

Image