Perez përgatitet për një transferim 250 milionë euro për të rikthyer në TOP skuadër Real Madridin

Sport August 06, 2018 - 10:19
Lexoni më shumë detaje

Presidenti Florentino Perez po kalon një nga momentet më të vështira në krye të Real Madridit.

Real Madrid që dominoi Evropën në tre vitet e fundit, këtë verë ka humbur lojtarin më të mirë në histori të tij, Cristiano Ronaldon, dhe po rrezikon të humbas edhe një tjetër të fortë të tyre, Luka Modricin.

Në një situatë të tillë, dhe me pak opsione për të ndërhyrë në treg, Perez po përgatitet për një goditje 250 milionëshe këtë verë.

Me Neymar që ka vendosur të qëndrojë te PSG, dhe me Chelseat që nuk pranon shitjen e Eden Hazard, Real Madrid tani ka vetëm një synim.

Është sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane, shpëtimi i vetëm i presidentit Florentino Perez.

‘Los Blancos’ janë të gatshëm që për Kane të shpenzojnë deri në 250 milionë euro, duke i ofruar lojtarit po ashtu një pagë të madhe prej 30 milionë euro në sezon./Lajmi.net/

Image