Shpërthen De Laurentiis: Stadiumi i Napolit është sikur tualet!

Sport August 05, 2018 - 16:57
Detajet

Stadiumi i Napolit, “San Paolo”, po kalon nëpër një renovim para fillimit të sezonit të ri.

Mirëpo, presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis, nuk është aspak i kënaqur me gjendjen aktuale të stadiumit, përcjellë “Lajmi.net”.

Duke e quajtur impiantin bardhekaltër si tualet, ai tha që krerët institucional të qytetit s’po bëjnë aq sa munden të bëjnë.

“Jam lodhur duke thënë që stadiumi ynë është në gjendje të mjerueshme dhe ata nuk po bëjnë atë që mund ta bëjnë”, deklaroi De Laurentiis.

“Në vend që të përmirësohet, ai po duket gjithnjë e më shumë si një tualet”, shtoi ai.